Kreu i PAA, Agron Duka, vizitë në Bundestag

Nga Zenel Celiku – Më 12 Dhjetor ’18, një delegacion I Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, ku është pritur mjaft mirë nga figura politike shumë të njohura në spektrin politik gjerman. Delegacioni I PAA I kryesuar nga lideri i saj Z. Agron Duka, fillimisht është pritur shumë ngrohtë dhe miqësisht në Bundestag nga Z. Thorsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane. Ne kete pritje Duka ka falendruar pa masë Z.Frei për pritjen shumë të ngrohtë dhe miqësore në qëndrën e Bundestag. Ne ndjejmë një kënaqësi te vecante për vëmëndjen e posacme që Thorsten Frei ka treguar ndaj Shqipërisë ndër vite, por edhe sepse ky ishte takimi i fundit që zhvillonte nga pozita e Raportuesit për vendin tone-theksoi Duka. Nje ditë më pare Frei u zgjodh në një post shumë të rëndësishëm politik, zëvendës kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Duka the se, Z. Frei mua më siguroi se, edhe nga pozicion i ri, do të vijojë të jetë një ndjekës i vëmendshëm i politikës sonë, dhe një zë i fort në mbështetje të Shqipërisë.
Frei nga ana e tij dhe si figurë mjaft e rëndësishme I politikës gjermane, shprehu vlerësimet e tij shumë pozitive për Shqiperinë dhe shqiptarët, në vacant Frei vlerësoi maksimalisht figurën e Z. Duka si një lider shumë popullor në spetrin e politikës shqiptare, si një figurë e paster morale, si një menaxhëer I shkëlqyer për institucionin e bujqësisë dhe blektorisë.


Z. Frei vlerësoi pa masë PAA si e vetmja parti që mundet ta nxjer nga errësira bujqësinë dhe blektorinë e Shqipërisë. Ne kemi dijeni se rreth PAA janë grumbulluar profesorata dhe specialistët më të mirë të bujqësisë, blektorisë dhe të agrobiznesit, ku fermerët shqiptarë mundet të gjejnë partner shumë afikas për prodhimet e tyre duke përfituar nga eksperienca e këtij kontigjenti specialistesh.
Edhe pse klima gjermane është shumë e ftohtë, bisedat dhe takimet tona zyrtare janë shumë të ngrohta dhe miqsore. Biseduam gjatë për zhvillimet e fundit në Shqipëri të cilat unë I shikoj shumë delikate. Shumë shpejt, në ditet e ardhshme do të vijnë në Tiranë përfaqësuesit e CDU të cilët do të monitorohen nga afër gjithshka për problemet që aktualisht shqetësojnë Shqipërinë, gjithashtu ata do te ndalen edhe për të theksuar mbi domosdoshmërinë e përfundimit në kohë të Reformës Zgjedhore, një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave.
Kjo eshte nje fote e Zoterinjeve Thorsten Frei dhe Agron Duka.

Më 13 Dhjetor ’18, delegacioni I PAA u prit me mjaft interes nga Z. Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate, I cili është figurë shumë aktive në parlamentin gjerman dhe një mik i mirë i shqiptarëve. Duka pasi ka falenderuar Z.Juratovic për pritjen shume të ngrohte, e ka informuar mikpritesin-Juratovic, rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri. Duka ka pasqyruar me korektësi problemet që sot e shqetësojnë shoqërinë shqiptare, por në vencanti Duka ka informuar bashkëbiseduesin Juratovic, për problemet dhe nevojat që kanë aktualisht fermerët shqiptarë në bujqësi, blektori dhe në agrobiznes.
Në fjalën e tij Juratovic theksoi se vizioni për nje demokraci konstruktive ku kompromisi I maxhorances qecverisëse me opozitën është i detyrueshëm dhe nese mungon, kjo sjell sprobleme për shumicën. Ne sugjerojmë se pavarësisht nga qëndrimet politike, pozita dhe opozita, për probleme shumë të rëndësishme për vëndin, duhet të debatojnë shumë në mënyrë konstruktive dhe institucionale, sepse vetëm kjo mënyrë do te sjell ndryshimin që kërkohet në Shqiperi-theksoi Josip Juratovic.
Biseduam gjatë me mikpritesin Juratovic, për situatën ku ndodhet sot Shqipëria në marëdhënie me BE dhe për mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet tona europiane-tha Duka. Përqendrohuni tek alternativa, ishte mesazhi i Juratovic, një mesazh që unë e mirëprita me kënaqësi pasi përkon me vizionin që tashmë PAA kërkon të implementoje në politikën shqiptare. Pas kësaj vizite shumë të suksesshme, ne jemi kthyer në Shqipëri me forca të reja dhe me shumë energji, pse jo, për ti dhënë tonin politikës shqiptare. PAA tashmë është portretizuar si një parti mjaft e rëndësishme në opozitën e bashkuar. PAA perfaqesuhet me strukturat e saja në të gjithë vëndin, që do të thotë se,PAA do ta ngrej fort zërin si një parti politike vizionare breënda kualicionit opozitar. Ne do të bëjmë gjithshka brënda opozitës që te ringrejmë një vizion europian në kuptimin e një opozite të fortë dhe konstruktive duke rikthyer besimin tek shqiptarët- perfundoi Agron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?