FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i PD-së në Kavajë: Punonjësit e administratës denoncojnë presionin për të mbushur mitingun e Ramës në Tiranë

Kreu i PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu ka publikuar në facebook, mesazhet që i kanë ardhur nga punonjësit e administratës së Bashkisë së Kavajës, të cilët sipas atij, denoncojnë që ju është ushtruar presion që të mbushin koncertin për çeljen e negociatave.

”Punonjësit e administratës së qytetit të Kavajës, denoncojnë presionin dhe terrorin psikologjik që po ushtrohet ndaj tyre, për të mbushur mitingjet e Ramës në Tiranë.

Drejtuesit lokalë kryejnë forma të ulta të kërcënimeve, deri në largim të menjëhershëm nga puna, për të gjithë ata që refuzojnë të marrin pjesë në këtë miting. Këtë model të shëmtuar, qytetarët e Kavajës nuk e meritojnë”,-shkruan në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?