Kreu i ri i burgjeve, ”i bekuar” nga Amerika

Pas marrjes së detyrës më 6 shkurt të 2019, sot ishte dita e fundit e Agim Ismailit në krye të Drejtorisë së Burgjeve. Vendimin për shkarkimin e mori sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave. Admir Abrija do të marrë në dorë burgjet e vendit.

Ikja e Ismailit vjen në një kohë që situata në institucionet e vuajtjes së dënimit është e rëndë. Protesta dhe grevat brenda qelive nuk kanë munguar, mbi të gjitha pakënaqësitë e të dënuarve për regjimin 41 bis. Në ambientet e paraburgimit dhe burgjeve po ashtu nuk përmbushet numri i mjekëve që duhet të jenë të punësuar.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Ismailit dhe të 3 zyrtarëve të tjerë në lidhje me një tender për ushqimin në burgje dhe për furnizim me ilaçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kush është kreu i ri i burgjeve?

Swiss Digital Mobile Reklama

Oficer i Akademisë ”Skënderbej” dhe avokat. Me diploma dhe specializime në institucionet më presigjoze në Amerikë, brija premton reformë në sistemin e burgjeve. Zgjedhja e tij është e menduar një risi.

Punën e parë e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i këtij institucioni. Karriera në Polici nuk i ndalet as gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike si drejtues i policisë në disa poste.

Në vitin 2013 bëhet Drejtor u Kufirit në Gjirokastër. Qëndron për pak kohë dhe zgjidhet në një post të ri, si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Admir Abrija ka shërbyer edhe në institucione të ndryshme në vend duke mbajtur poste politike. Tani një sfidë e madhe e pret, ajo e menaxhimit të burgjeve në vend, ku brenda qelive ka të fortë dhe loja të frikshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?