Kreu i SHISH: Pajisja e përgjimit, dua raportim pa media
Debate në komisionin e Sigurisë ku autoritetet do të japin sot sqarime për pajisjen e përgjimit, e cila sipas demokratëve ndodhet në Policinë e Shtetit. Aktualisht, aty ndodhet për raportim vetë kreu i SHISH, Visho Ajazi.
“Më mirë do të ishte e mbyllur sesa në publik, pasi është pjesë e sigurisë kombëtare dhe nuk besoj se është e përshtatshme për median. Njerëzit që duhet ta dëgjojnë këtë informacion duhet të jenë të pajisur me çertifikatë sigurie”, ka pohuar ai.
Por Paulin Sterkaj iu përgjigj: “S’ka më sekrete, është publikuar në media. Hidheni në votim. Thoni nëse është përgjuar apo jo. Kjo do të ishte shumë trasnparente. Mbaj vendin tënd se ke dy ditë që je kryetar komisioni. E kemi thirrur për të bërë transparencën. Je ndër personat që ke thënë se ke informacion por nuk e thënë asgjë”.
Kujtojmë se janë katër titullarë institucionesh do të japin sqarime sot në Komisionin e Sigurisë për paisjen e përgjimit, që sipas demokratëve ndodhet në Policinë e Shtetit… (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

