Kreu i shumicës së senatit amerikan: Do luftoj për shqiptarët në çdo ditë të jetës sime
Kryetari i shumicës në senatin amerikan Chuck Shumer, gjatë ceremonisë së emërtimin të njërës prej rrugëve të Nju Jorkut me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, foli për shqiptarët që jetojnë në Amerikë, dhe për kontributin që ata japin atje.
Shumer i konsideron shqiptarët si njerëz punëtorë ku përmendi edhe një rast të një fqinji shqiptar në pallatin ku banonte, i cili fillimisht punonte si roje ndërsa tashmë ka 8 apartamente të tijat. Ai premtoi se çdo ditë të jetës së tij do i mbështesë shqiptarët dhe do të luftojë për ta.
”Në pallatin ku banoj, ne kishim një shqiptar të mrekullueshëm që punonte si roje dhe tani ai ka 8 apartamente të tijat. Kjo është historia e shqiptarëve në Amerikë dhe të shoh këtë komunitet të rritet dhe te ecë përpara në tokën amerikane, të jep besim në New York. Të rrojë komuniteti shqiptar, të rrojnë të gjithe shqiptarët kudo që ndodhen. Zoti ju bekoftë. Dhe do vazhdoj të luftoj për ju në Washington, çdo ditë të jetës sime”.