Kreu i sindikatës: Grevë urie nëse nuk kemi përgjigje nga ministrja
Gjatë protestës së naftëtarëve në Tiranë, shumë prej tyre kanë deklaruar se protestat do të shkojnë deri në grevë urie. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj thotë se nuk përjashtohet si mundësi, por fillimisht presin reagimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
”Prej 2 javësh ne kishim filluar për të firmosur kontratën. Ne sot gjendemi përpara godinës së ministrisë nga vetë ministre. Normalisht ata mund të heshtin. Përderisa kryeministri e publikoi në faqen e tij atëherë do na plotësohet. Të gjithë naftëtarët janë në kushte të këqija ekonomike. Ne po flasim për mbijetesën e rafinerisë, jo për paratë. Në grevë urie këta të lënë të vdesësh. Nuk përjashtohet si opsion. Ne duam një përgjigje nga ministrja se çfarë do bëhet sot. Unë kam dy fëmijë”,-tha Dautaj.