Kreu i SPAK, Altin Dumani te Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Kreu i SPAK Altin Dumani raporton për punën e vitit 2024 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu në KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të Ambasadës amerikane. Altin Dumani foli para KLP, ku tregoi për problematikat e hasura gjatë punës.

Ai tregoi problematikat kryesore, me të cilat është përballur institucioni gjatë vitit 2024.

Kreu i SPAK theksoi se “vihet re rënia e kallëzimeve nga Policia e Shtetit. SPAK ka akses në 90 baza shtetërore. Problematika e parë që ka, është presioni i jashtëm ndaj institucionit.

Mungesa e statusit të prokurorëve. Ka numër të ulët të referimeve nga institucionet publike për rastet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problem mbetet mosekstradimi i shqiptarëve që janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Janë shtuar rastet kur kërkohet ekstradimit i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme”-nënvizoi Dumani.

Altin Dumani foli qartë, saktë dhe konciz.

Ndërkohë pyetjet nga anëtarët e KLP ishin të ndryshme.

SHKARKO APP