Kreu i SPAK, Arben Kraja: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Arben Kraja ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë më të rrezikshme dhe kanë ndryshuar aktivitet.

Kraja thotë se grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai.

Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet e tregtohet droga, madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egra”, është shprehur Kraja ditën e sotme gjatë Konferencës për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar”.

Arben Kraja mbetet një ndër prokurorët më profesionistë.

SHKARKO APP