Krijimi i “super ministrisë” së Blendi Gonxhës, Murrizi: Taktikë e Ramës për t’u prishur ëndrrat 4 personazheve në PS

Krijimi i “super ministrisë” së Blendi Gonxhës, sipas Myslim Murrizit është një taktikë e Edi Ramës, për të treguar se numrin dy të Partisë Socialiste e zgjedh ai. Ai thotë se ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u krijua për t’u prishur 4 figurave të rëndësishme në PS.

“E ka bërë për të trembur katërshen që kur është vetëm e mendon veten numër dy të PS-së. Erion Velinë, Taulant Ballën, Blendi Klosin dhe Belinda Ballukun. Do t’u thotë që numrin dy e caktoj unë. Nuk e zgjidhni dot ju”,-tha në ”A2cnn”.

Po ashtu, Murrizi shtoi se Blendi Gonxhe është një bashkudhëtar i vjetër i Ramës dhe së të dy vijnë “nga e njëjta dorë”. Sipas ish-deputetit, një tjetër opsion mund të jetë që kreu i qeverisë po e përgatit Goxhen për ta bërë pasues të Veliajt në Bashki, pasi këtij të fundit t’i përfundojë mandati i tretë dhe i fundit.

SHKARKO APP