Krijohet kadastra e ullirit dhe vreshtit/ Informacion për 13 mijë njësi ullishte në qarqet Fier dhe Berat
Shqipëria do të ketë një kadastër të posaçme për ullirin dhe vreshtin. Në raportimin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë, mbi punën e bërë gjatë këtij viti, thuhet se për programin “Krijimi i Kadastrës së Ullirit”, është përgatitur dhe miratuar programi me objektivat, rezultatet e pritshme, shpenzimet e planifikuara, si dhe grafiku i aktiviteteve për realizimin e tyre.
Në raporti i monitorimit i cili i takon periudhës 8-mujore të vitit, theksohet se përgjatë kësaj kohe është siguruar informacioni paraprak për zonat e kultivuara me ullishte në njësitë administrative të bashkisë Fier, Mallakastër, Patos, Lushnjë të qarkut Fier, si dhe në bashkinë Çorovodë të qarkut Berat, për rreth 13 000 njësi ullishte që pritet të regjistrohen.
Po ashtu, për programin “Përditësimi i Kadastrës së vreshtit”, është përgatitur dhe miratuar programi me objektivat, rezultatet e pritshme, shpenzimet e planifikuara, si dhe grafiku i aktiviteteve për realizimin e objektivave të planifikuar.
Është siguruar informacioni paraprak për zonat e kultivuara me vreshta të reja, vreshta të shkulura, si dhe parcela me vreshta mbi 500m2 në bashkinë: Kuçovë dhe Çorovodë. Po ashtu është realizuar trajnimi me 60 specialistë në Sektorët e Ekstensionit Bujqësor në qarkun Berat, Kukës, Durrës dhe Fier me objekt “Informimi me Ligjin Nr. 86/22 Për “Vreshtarinë dhe verën” si dhe aktet nënligjore”, për detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë SEB-et në zbatimin e këtij ligji. Deri në gusht rezultojnë të jenë regjistruar rreth 502 njësi ullishte dhe vreshta.
Sektori i ullirit dhe vreshtaria janë ndër më premtuesit në bujqësi për nga interesi dhe të ardhurat që krijojnë për fermerët.
Scan TV