Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan e tij
Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Austri, ku burri me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan e tij 38-vjeçare.
Sipas mediave austriake ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden, ndërsa gruaja raportohet se u gjet në oborrin e banesës me plagë në trup të shkaktuara nga një mjet prerës, por edhe armë zjarri.
Autori i dyshuar u kap shpejt nga policia dhe është tashmë në paraburgim.
Sipas hetuesve, çifti kishte debatuar shpesh kohët e fundit, por motivi i aktit të dhunshëm mbetet i paqartë. Po ashtu është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit.
KOHA JONË SONDAZH

