Krim i rëndë në Peqin, vritet 45-vjeçari
Policia ka bërë me dije se në lagjen Çezmë të Peqinit, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kontrollin e zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.