Krim në familje në Kamëz, djali qëllon me armë babanë dhe nënën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur menditën e sotme në Bathore. Djali ka vrarë me arme babane dhe ka plagos rendë nënën e tij. Policia njofton se ka shoqeruar autorin e dyshuar.
Informacioni paraprak nga policia
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit.
Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/962043460587443/

