Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krime lufte në Kukës e Has? Balla: Shqiptarët s’e kanë bërë kurrë një gjë të tillë, do të hetojmë raportin e Dick Marty

Aktualitet E enjte, 12 Nëntor 2020 13:30
Krime lufte në Kukës e Has? Balla: Shqiptarët s’e kanë bërë kurrë një gjë të tillë, do të hetojmë raportin e Dick Marty
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty.

Nga Kryesia e Kuvendit, numri dy i PS tha se është e pavërtetë ajo që thuhet në këtë raport se në disa qytete të Shqipërisë, si Kukës, Has apo Mat, ka pasur baza të UÇK, në të cilat janë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

“Përfaqësuesi i mazhorancës së asaj kohe ka mbajtur qëndrimin për të votuar pro raportit të Dick Marty, ndërkohë që opozita socialiste e asaj kohe ka votuar kundër. Në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të kenë ndodhur në Shqipëri. Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikimet. Të gjitha këto është dashur dhe duhet të përfshihen në një raport. Është në dinjitetin e Shqipërisë sonë, që të gjitha këto gjetje dhe çdo dëshmi e nevojshme, që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka, se në Shqipëri, në Kukës apo në Has, apo në Mat, të ketë pasur baza të UCK, në të cilat të jenë kryer edhe krime kundër njerëzimit apo krime lufte. Shqipëria është një shtet ligjor.

Kuvendi, në fund të këtij procesi, do të shprehet dhe më pas i takon KE që në vijim të atij raporti të rivlerësojë vlerësimet e veta që lidhen me Shqipërinë. Mendojmë që do të gjejmë instrumentin e duhur që për sa lidhen me Shqipërinë këto çështje të qartësohen dhe askush të mos marrë përsipër të hartojë raporte për krime që mund të kenë ndodhur në Shqipëri dhe që ne shqiptarët biem dakord që janë më shumë arsyetime potetike për nevoja të caktuara të politikës. Shqipëria ka qenë vend pritës i mbi 1 milion shqiptarëve të shpërngulur nga gjenocidi serb dhe në vendin tonë nuk kanë ndodhur krime lufte, siç pretendohet në atë raport”, tha Balla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: A po e ngrini këtë komision pikërisht për Bashën dhe a do të jetë i ftuar?
Balla: Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo cdo kolegu deputet është që ky komision, që ka qenë detyrim i Shqipërisë, dhe Basha e Berisha duhet të kërkojnë njëherë falje që e kanë votuar atë raport. Basha, të paktën për këtë cështje, duhet të ndalet nga Berisha, nëse ka këllqe ta bëjë këtë. Vota pro këtij raporti është një tradhti kombëtare. Shqiptarët kurrë nuk kanë kryer krime lufte, sepse kanë qenë në mbrojtje. PD duhet të kërkojë ndjesë për luftën e UCK. Basha personalisht ka plot elementë, të cilët nuk i kthen ende përgjigje. Nuk di të ketë pasur covid në vitet 2003, 2004, 2005 në Kosovë dhe nuk di cila ka qenë arsyeja që në procesin e marrjes në pyetje të luftëtarëve të UCK, Basha mbante maskë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shovinizmi serb ka kryer krime lufte në Kosovë, ka vrarë e përdhunuar njerëz të pafajshëm, e shpërngulur mbi 1 milion shqiptarë. Mos pretendoni se ka ndonjë mini qasje nga ana jonë për të politizuar çështjen. I them publikisht Sali Berishës se turpi i mbrëmshëm, duke vazhduar të sulmojë Hashim Thacin, teksa ky po përballet me akuza të paqena, ku iu shtohet dhe balta e turpi i gojës së Sali Berishës, mendoj se të gjithë dinë ta dallojnë mirë se kush është tradhtari në këtë mes.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Partisë SocialisteTaulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 22 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 1 ore

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 1 ore

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 9 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.