Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje
Pas dosjes 184, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i një tjetër cështjeje të rëndësishme. Bëhet fjalë për dosjen e biznesmenit Orest Sota, e cila është trasferuar në prokurorinë e Elbasanit. Bëhet e ditur se prokuroria për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin, me argumentin se veprat penale, nuk janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Hetimet e mëtejshme për Orest Sotën do të vijohen nga prokuroria e Elbasanit, me akuzat e “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.
News24 kontaktoi me zyrën e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme për të mësuar nëse dosja ‘Sota’ është transferuar dhe nëse ishte caktuar prokurori që do të kryente hetimet, nga e cila mori pergjigje se dosja është dërguar në Prokurorinë e rrethit Elbasan, por nuk dha shpjegime se në cilën faze ndodhen hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

