Krimet zgjedhore, policia kontrolle në banesat e përfaqësuesve të 4 subjekteve politike

Policia e Korçës po zbaton vendimin e GJKKO, lidhur me një procedim penal për 4 subjekte politike të shtrira në të gjithë Shqipërinë. Përfaqësues të këtyre subjekteve akuzohen për krime zgjedhore, kryesisht për shitblerje votash.

Në bazë të vendimit të gjykatës, policia e Korçës po ushtron kontrolle në banesat e personave që janë në hetim dhe ka sekuestruar mjete dhe disa telefona. Mësohet se një nga subjektet i cili është në hetim nga GJKKO është Partia Socialdemokrate.

Veprimet hetimore në Korçë po ndiqen nga një prokuror i caktuar nga SPAK për monitorimin e krimeve zgjedhore. Pritet që vetë SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?