Krimi Ekonomik bllokon në det anijen e peshkimit me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë
Bllokohet në det të hapur një anije peshkimi me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë.
Peshkarexha në pronësi të R. Cani dhe E. Hasani.
Paraprakisht deklarohet se Anija “Leone” që i përket dy vëllezërve nga Kavaja është konstatuar në ujërat ndërkombëtare nga Guardia di Finanza e cila ka njoftuar autoritetet shqiptare.
Gjatë natës së kaluar policia kufitare është vënë në lëvizje duke e sjellë në port peshkarexhën, ndërsa po vijon vlerësimi i sasisë së karburantit që dyshohej se do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.
KOHA JONË SONDAZH

