Krimi i dyfishtë, 80-vjeçari: Vëllai hodhi ilaç në vesh dhe u rrëzua, gruan e gjeta të vrarë

80-vjeçari Xhevit Sinani, autor i dyshuar i krimit të dyfishtë në Gramsh, doli këtë të hënë para gjykatës së Elbasanit që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet për vrasjen e Zegjine Sinani 74-vjeç që është gruaja e tij dhe Shaqir Sinani, që është i vëllai.

I moshuari është shprehur se nuk ka vrarë njeri. ”Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë”,-mësohet të jetë shprehur 80-vjeçari.

Deklaratat në polici kanë qenë kontradiktore. Një herë pranoi se kishte torturuar dhe vrarë gruan e vëllain, ndërsa më pas mohoi që kishte gisht në vrasjen e tyre. Krimi i dyfishtë u regjistrua më 27 janar nga Gramsh.

Referuar asaj çka raportoi policia në njoftimin zyrtar, 80-vjeçari fillimisht ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë.

SHKARKO APP