Krimi i pasionit, prindërit e Jonidës: U vra 3 muaj pasi dëbuam Sokratin

Kanë gjetur forcën për të folur mbi ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik. Janë prindërit e Jonida Canakut, vajza që mbeti e vrarë nga biznesmeni 36 vite më i madh në moshë, Sokrat Shani, të cilët rrëfyen të vërtetën.

Ata treguan për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, se 3 muaj para vrasjes, pikërisht në muajin Maj, ata përzuan Sokratin sepse u bë bezdisës duke ardhur kohë e pa kohë në shtëpinë e tyre fshatin e tyre në Lushnje. 

Sipas babait të Jonidës, Sokrat Çanaku, vajza e tyre ishte e çiltër por ndryshoi tërësisht gjatë lidhjes me Sokratin.

Swiss Digital Desktop Reklama

prinderit e Jonides

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jonida, vajza jonë ishte e çiltër, pa pretendime, e qeshur, e dashur me shoqërinë. Punonte, gjatë lidhje së vite e gjysmë që pati me të dashurin e saj ishte e qetë. Në ditët e fundit lëviznin lirisht. Vajza na merrte në telefon. Paraditen e asaj dite ishin në plazh në Levan, dhe në 14 gusht do të shkonin në Golem. Ata bënin ditë të veçanta plazh. 13 gushti ishte nata e fundit që doli nga shtëpia për të mos u kthyer më”.

Por më e gjatë në rrëfim ishte Vasilika Çanaku, nëna e Jonidës. “Ne i kemi thënë Jonidës, që ky ka problemet e veta, të ndajë gruan, pastaj ajo bëri cfarë deshi vetë, me kokën e saj”.

Si u njoh Jonida me Sokratin?

Në vitin 2013, ka qenë fushata për zgjedhjet dhe vinin nëpër fshtara dhe këta venin sic venin të gjithë rinia, aty si u njohën e qysh nuk e dimë. Erdhëm në shtëpi dhe 6 muaj se me cilin fliste në telefon. Unë e pyeta, i thashë, nuk më tregoi gjë.

Po cfarë ju tha?

Pastaj më tregoi se kam gjetur një burrë, po më tha ka qenë i martuar, është biznesmen i madh. ‘Ashtu janë të ndarë, divorc me ligj nuk kanë bërë, 20 vjet të ndarë’, na tha jonida. Ne e pranuam ta sillte në shtëpi, ta njihnim. Moshën nuk na e tregoi. 

Erdhi në shtëpinë tuaj Sokrati?

Erdhi në darkë, Sokrati i ndjeri dhe e pashë që në dritare, nuk durova t’a shihja që nga dera. I thashë burrit, ua po ky qenka më i madh se ti, si e pranoi këtë lloj njeriu kjo e jona? I thashë, ky nuk bën për ty, është i madh. Por nuk na dëgjoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?