Krimi mabakër/Regisin e rrëmbyen dhe më pas e vranë

Krimi makabër ndaj një të riu, duhet të bëjë që Policia e Shtetit të lëviz, pasi vrasjet në javët e fundit janë shtuar shumë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 thika në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë. 23-vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë. Kjo vërtetohet edhe se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine.

Policia ka kontrolluar edhe celularin e viktimës, në të cilin janë përfituar numrat e personave të fundit që 23 vjeçari ka biseduar. Sipas ”Abc News”, janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo. 23-vjeçari njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.

Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktet për ndarjen e territorit. Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani, apo dijeni rreth autorëve që ekzekutuan atë.

SHKARKO APP