Krimi makabër në Itali, shqiptar mbyt gruan dhe e lidh te kangjellat e shtëpisë
Një grua shqiptare është viktima e radhës e krimit në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Martino, të Italisë. Mëngjesin e ditës së djeshme, një shqiptar ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Shkëlqim Bedeli, 55-vjeç dhe Shegushe Paeshti, 55-vjeç, burrë e grua kanë jetuar në Itali për gati 20 vjet.
Ata u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Ishte një nga fëmijët e çiftit që kishe dhënë alarmin në polici, pasi prej ditësh nuk po mund të kontaktonte dot me prindërit e tij.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse që bënë të mundur hapjen e derës, burri, Shkëlqim Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte e lidhur në kangjella, raportojnë mediet italiane.
Hetimet dolën në konkluzionin se burri fillimisht e mbyti gruan e tij dhe më pas e lidhi atë në kangjella dhe menjëherë më pas vari veten. Ai e lidhi veten me një litar në kangjella dhe më pas e la vetën të lira duke u hedhur nga ballkoni, kësisoj duke i dhënë fund jetës.
Shkëlqimi kishte treguar për mosmarrëveshjet që e kishin shtyrë të bënte gjestin e çmendur: probleme në çift, ndoshta xhelozi.
KOHA JONË SONDAZH

