Krimi mjedisor nuk kursen as Dajtin, Malltezi: Klosi i zënë me valët e muzikës, policia në drejtim të paditur, prokuroria Error

Moratoriumi i pyjeve vijon të jetë në fuqi, por mesa duket vetëm në letra.

Terreni tregon krejt të kundërtën, me kamionë që nuk kursejnë as pemët e Parqeve Kombëtare.

Denoncimin e rradhës e bën drejtesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Zyrtari i selisë blu nuk kursen ironinë me ministrin Blendi Klosi, policinë e shtetit dhe prokurorinë, që sipas tij kanë mbyllur sytë përballë këtij fenomeni, raporton Ora News.

“Po ndodh: Parku Kombetar Dajt si fushë drush. Tualeti është për peshk, Klosi i zënë me valët e muzikës, policia në drejtim te paditur, prokuroria = ERROR”, shkruan Malltezi teksa poston edhe një foto të një kamioni që sipas tij transporton lëndë drusore.

https://www.facebook.com/abi.malltezi/posts/10158449655098190

 

SHKARKO APP