Krimi në Fier/ Zbardhen detaje tronditëse, vajza e vrau bashkë me të dashurin e saj
Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku Anesti Rama, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas të dhënave zyrtare nga grupi hetimor, autori i dyshuar i krimit është vajza 26-vjeçare e viktimës, e cila e ka mbytur me tel, me ndihmën e Çlirim Doganit, person me të cilin dyshohet se kishte një lidhje intime.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në praninë e bashkëshortes së viktimës, e cila ka bashkëpunuar në fshehjen e gjurmëve të krimit.
Sipas hetimeve paraprake, vajza dyshohet se fillimisht e ka goditur të atin në zonën gjenitale, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa Dogani e ka mbajtur nga duart për ta neutralizuar. Më pas, 26-vjeçarja ka përdorur një tel për ta mbytur, ndërkohë që dyshohet të kenë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse në trupin e tij.
Krimi është zbuluar falë përgjimeve telefonike të kryera pas ngjarjes, ku vajza ka komunikuar me Doganin për detaje të ngjarjes. Ky i fundit rezulton i martuar dhe me dy fëmijë.
Të tre personat janë arrestuar dhe po hetohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe pengim të drejtësisë. Prokuroria ka nisur hetime të thelluara për zbardhjen e plotë të motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

