Krimi në Greqi, familja e të riut largohet nga ishulli

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur para 3 javësh në Greqi ka tronditur jo vetëm opinionin publik por edhe familjen e shqiptarit Aleksandër Lucaj, i cili është një nga autorët e dyshuar.

Mediat greke raportojnë se familja e Aleksandër Lucajt ka braktisur shtëpinë e tyre dhe është detyruar të largohet nga ishulli i Rodos ku jeton prej vitesh. Presioni për ta është shumë i madh dhe nuk mund ta përballonin qëndrimin aty. Sipas shtypit, fqinjët e familjes Luca ishin gjithashtu të shqetësuar nga kjo ngjarje dhe kishin ndryshuar qëndrim ndaj tyre. Nuk ka informacion se ku ka shkuar të qëndrojë familja e 20-vjeçarit shqiptar.

19-vjeçari foli për një televizion grek nga qelia e burgut ku qëndron, duke përsëritur thirrjen e tij se është i pafajshëm. Që në krye të herës, ai ka pranuar përfshirjen në krim, por tha se studenten 21-vjeçare Eleni Topaloudi e dhunoi dhe e hodhi në det shoku i tij Manolis Koukouras. Ky i fundit ndodhet gjithashtu në të njëjtën qeli me shqiptarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, shkruajnë mediat greke. Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe më pas trupin e saj e hodhën në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit nuk po arrijnë të zbulojnë se kush nga të dy dhunoi studenten dhe mori vendimin për ta hedhur trupin në det, pasi të dy shokët akuzojnë njëri-tjetrin për këtë pjesë. Autoritetet do të analizojnë aparatet celularë të tyre për të zbuluar komunikimet mes të dyve apo me persona të tjerë, që mund të kenë qenë të përfshirë. Krimi i rëndë ndodhi më 27 nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, ndërsa trupi i Elenit u gjet më 28 nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?