Krimi në Manzë, i biri: Po, unë e vrava babain!

Duket se është zbardhur përfundimisht vrasja e shtetasit Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur më 18 mars të këtij viti në fshatin Manzë të Durrësit.

Burri u gjet i pajetë në afërsi të banesës nga fqinjët, ndërsa ishte goditur me sende të forta.

I biri i tij, Arban Djaloshi, i arrestuar dy ditë më parë ka pranuar sot krimin përpara prokurorit të çështjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një njoftimi zyrtar të prokurorisë,  autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës).

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre anëtarët e familjes Djaloshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë si autor dhe bashkëpunëtor në krim.

Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve. Kjo pistë u forcua nga fakti se, gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes.

Ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur”, sqaron prokuroria.

Dinamika e ngjarjes, e zbardhur tashmë nga Prokuroria e Durrësit, është e tillë:

Më datë 18.03.2016, ora 07.00  në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrare shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të banesës së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi. Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së këqyrjes së kufomës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, këqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:

Nga deklarimet e familjarëve të viktimës ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkoolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkool në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth ores 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

Rreth orës 05.30, bashkëshortja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banese ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain.

Po kështu, nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se viktima nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë konsumator i pijeve alkoolike.

Nga të dhënat e marra në rruge operative, dyshohet se viktima ka patur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkoolike që ai konsumonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?