Krimi në revansh, Vezaj: Pritshmëria e policisë dhe prokurorisë lë shumë për të dëshiruar

Ekzekutimet e mbrëmshme në Vlorë dhe Lushnjë i shtohen raportimeve të kronikës së zezë të vrasjeve mafioze që kanë përfshirë eksponentë të krimit.

Ndërsa policia vazhdon rutinën e deklaratave me fraza standarde se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma u shpreh se ngjarjet kriminale vijnë si pasojë e paligjshmërive dhe rrugëve të paligjshme ku janë implikuar personazhe të ndryshem. Vezaj u shpreh se një arsye tjetër është edhe kthimi i personazheve të ndryshmë gjatë sezonit të verës të cilën shfrytësojnë rastin për të larë hesapet.

Vezaj: “Vlora dhe qytete të ndryshme si Shkodra dhe Elbasani kanë kohë që nuk gjejnë qetësi nga vrasjes kriminale, pro kam përshtypjen që e gjithë kjo vjen si pasojë e paligjshmërive, rrugëve të paligjshme ku janë të impilkuar personazhe të ndryshëm të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë. Ajo që dihet në Shqipëri, çdo sezon veror shtohen ngjarje të tilla për shkak se dhe personazhe të ndryshëm kthehen nga vendet ku jetojnë. Ata shfrytëzojnë momentin kur kthehen në Shqipëri dhe lajnë hesapet me njëri-tjetrin. Policia lë shumë për të dëshiruar në çështjet e zlbulueshmërive të rasteve se nuk dua të flas për parandalimet që është një nga pikat kryesore të policisë së shtetit e cila është inekzistente në këto momente.”

Në shumë raste, kur zbulohen autorët ata do duhet të ishin në burg. Vezaj u shpreh se në disa raste personat e arrestuar lirohen nga burgu dhe më pas vriten me njëri-tjetrin. Këtu zbulueshmëria e policisë dhe prokurorisë lë  për të dëshiruar, pasi shteti bazohet akoma në dëshmitarë. Ndërkohë në vendet evropiane ka avancuar teknologjia.

Vezaj: “Disa prej rasteve, pasi arrestohen lirohen pas disa muajsh dhe kur lirohen vriten mes njëri-tjetrit, ç’ka do të thotë se ne mendojmë që është në burg ai vritet. Problemi është te zbulueshmëria dhe provueshmëria e vrasjes. Zbulueshmëria e policisë dhe prokurorisë lë për të dëshiruar. Edhe pse jemi në vitin 2021, policia e shtetit akoma bazohet në dëshmitarë kur vendet evropiane kanë avancuar në teknologji. Të gjitha hallkat e sistemit nuk funksionojnë si duhet për të sjellë ndëshkueshmërinë e këtyre individëve.”

Krimi në revansh, Qyno: Nëse duhet të bëhet një reagim është Vlora, kemi 6 vrasje mafioze

SHKARKO APP