Krimi në Shqipëri, Bumçi: Britania e Madhe ka shtuar personel në Ambasadë
I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka treguar detaje nga vizita e kryedemokratit Lulzim Basha në Londër.
Bumçi tha se në Britani janë të shqetësuar, për kapjen e shtetit, krimin e organizuar dhe problemet e sigurisë kombëtare.
Pjesë nga diskutimi:
Bumçi: Tre shqetësimet kryesore në Britani të Madhe janë, Krimi i Organizuar. Në Britani krimi i organizuar shqiptar ka zhvillimin më të madh, kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të drogërave.
Hila: Mos është pjesë e propagandës?
Bumçi: Jo, për t’i krahasuar këto të dhëna po të sjell dy fakte, raporti ne DASH, që thotë “Shqipëria është bazë operacionale përpara dy vitesh e krimit të organizuar rajonal, tani thotë e rrjetit nga vendet e burimit në Amerikë Latinë në Evropë dhe Amerikë. Dhe një detaj tjetër, në debatin që u bë në parlamentin Holandez që u kërkua pezullimi i vizave, në debat, thuhet “Problemet tona me krimin shqiptar nuk kanë arritur me përmasat që ka Anglia, nuk jemi ende aty.”.
Qeveria angleze për shkak se e shikon krimin e lidhur me qeverinë, kapjen e shtetit, ka rritur personelin që mbulon çështjet e krimit të organizuar në Ambasadën e tyre në Tiranë, ka më shumë se dy vjet që ka bërë këtë rritje të personelit. Edhe për çështjet e sigurisë kanë qenë të Shqetësuar. Kanë qenë kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve.
Bumçi tregon çfarë biseduan demokratët me delegacionin anglez
Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se në takimin e opozitarëve me delegacionin anglez nuk u diskutua për aksionin e opozitës aspo djegien e mandateve.
Sipas tij temë kryesore diskutimi ka qenë gjendja e rëndë dhe se si mund të dilet prej saj.
Kjo deklaratë u pohua nga analisti Aleksandër Çipa i cili deklaroi se opozita nuk mud të diskutonte me delegacionin anglez për gabimin e saj.
Pjesë nga diskutimi:
Hila: Vetë anglezët në takimin që patët a kishin një mirëkuptim për këtë strategji tuajën?
Bumçi: Në takimet tona nuk mori vëmendje ky element absolutisht, elementi i dhunës, sepse nuk kishte dhunë.
Hila: Dalja nga parlamenti?
Bumçi: Ne e kemi thënë që në fillim që nuk preim të gjejmë mirëkuptim për daljen nga parlamenti nga interlekutorët. Nuk ishte temë e diskutimit tonë dalja nga parlamenti. Nuk zuri pjesë në biseda.
Çipa: Është normale. Nuk mundet që veprimin tuaj politik ta diskutoni me partnerët. Nuk është logjike. Në Evropë funksionon autonomia e vendimmarrjes dhe për politesë mediatike ata nuk mund të venë në tyezën e vizitës miqësore diskutime të tilla.
Bumçi: 4 muaj pasi kemi ndërmarrë aktin nuk ishte temë në takimet tona. Temë ishte gjendja e rëndë dhe se si mund të dilet prej saj.
Çipa: Nuk ka se si të jetë. Nuk mund të shkoni në një delegacion dhe të diskutoni gabimin tuaj në një vizitë diplomatike partiake.
Bumçi: Pa atë akt ekstrem nuk do ishte galvinalizuar kjo protestë.
KOHA JONË SONDAZH

