Krimi në Tiranë, ”kërdia” tek banesat dhe automjetet

Për 6 muajt e këtij viti, Policia e Tiranës evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit në kryeqytet. Vjedhjet e banesave dhe të automjeteve.

Në analizën e brendshme të policisë, mësohet se 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari deri në qershor. Korriku dhe gushti, kur qytetarët lënë banesat dhe i drejtohen bregdetit për pushime, janë muajt kur shtohen edhe rastet e vjedhjeve ndaj duhet treguar kujdes.

Mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe mos ulni grilat, janë këshillat kryesore që japin eskpertët.

Swiss Digital Desktop Reklama

34 lokale janë vjedhur në 6 muajt e fundit, ndërsa 20 qytetarë ose biznese janë grabitur me dhunë. Në analizë cilësohen si krime problematike ndaj pronës edhe vjedhjet e automjeteve, ku në vetëm 6 muaj janë regjistruar 51 raste dhe janë zbuluar vetëm 10.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?