Krimi shqiptar, gazetarja pyet Mogherinin: Si do ta bindësh Këshillin?

Në prezantimin zyrtar të progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, u pyet nga gazetarët në lidhje me shqetësimin që vende si Franca dhe Gjermania kanë ngritur në lidhje me krimin e organizuar shqiptar.

“A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”, qe pyetja e gazetares së Financial Times.

Mogherini u shpreh para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg, se nuk i takon atyre të bindim këshillin, por shtoi se rezultatet janë të dukshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin dhe shtetet që e përbëjnë. Por si e tha edhe komisioneri Hahn, dokumenti që kemi miratuar sot si kolegj i KE tregon në mënyrë faktike dhe kritike, situatën si është, si ka qenë, rekomandimet për përmirësime dhe rezultatet, unë nuk hyj në hollësi për vende. Vendimi që morëm për ti rekomanduar këshillit bazohen në vlerësime rigoroze të progresit të bërë. Vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë në rrugëtimin e reformave, ruajtja dhe thellimi do të jetë thelbësore, ne pranojmë që rekomandimet janë ndjekur dhe kjo është faktike dhe i takon 28 shteteve që të vlerësojnë faktet tona dhe të marrin vendimin e tyre”,-tha shefja e Politikës së Jashtme të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?