Krimi trondit Lezhën, ekzekutohet një person me armë zjarri. Policia: Autori një adoleshent

Një vrasje ka ndodhur pak më parë në qendër të fshatit Manati të Lezhës.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 62-vjeçar me inicialet L.L.

Autori mësohet se është vetëdorëzuar pas krimit në polici. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet intensive mbi krimin e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lezhë/Informacion paraprak

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?