Kriminale në Greqi, 28-vjeçares shqiptare i rrëmbejnë foshnjen në maternitet. Zbardhet skema
Një 28-vjeçare shqiptare solli në jetë fëmijën, por pak minuta pas lindjes ia rrëmbyen. Një 45-vjeçare greke mori foshnjen e porsalindur, e mbështolli me një triko dhe u largua me taksi. Pasi abortoi fëmijën e saj, vazhdoi të pretendonte se ishte shtatzënë për muaj të tërë dhe foshnjen që rrëmbeu ia prezantoi si të ishte fëmija i tyre. Shtatzëninë e fshehu për 2 muaj pasi është mbipeshë, ndërsa partnerit i tregonte ekzaminime mjekësore të rreme.
Shqiptarja pasi lindi u dërgua në një dhomë në katin e parë të maternitetit dhe më pas i çuan foshnjen, që qëndronte në shtratin e parë pranë derës. Rreth orës 04:45, maminë e zuri gjumi pasi ushqeu fëmijën me gji. Pak më vonë u zgjua nga një zhurmë e çuditshme dhe pa hije në korridor.
Brenda pak çastesh kuptoi që foshnja ishte zhdukur dhe nisi të bërtiste me të madhe nëpër korridore. Kur e çoi në shtëpi, gruaja nga Greqia i tha partnerit se lindi në një spital me metodën cezariane, por u largua shpejt se nuk donte të qëndronte.
Ishte fqinja që e tradhtoi duke lajmëruar policinë për të dëshmuar të gjithë të vërtetën. Foshnja pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se është fëmija i lindur nga 28-vjeçarja.