Kriminaliteti dhe lufta mes bandave, Lleshaj në Vlorë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishin në prefekturën e Vlorës. Ata zhvilluan një takim që zgjati rreth 90 minuta. Vlora ka kohë që tronditet nga ngjarje kriminale, të cilat për fat të keq nuk janë zbuluar ende.
Sipas prefektit të Qarkut, Flamur Mamaj, në takim u kërkua të zbardhen ngjarjet kriminale dhe të ketë bashkëpunim ndërinstitucional. Në fokus të takimit të mbajtur pa praninë e mediave këtë pasdite, mësohet të ketë qenë situata e rendit dhe masat e marra për të parandaluar dhe goditur krimin. Ministria Lleshi, nuk pranoi të prononcohet pas takimit duke thënë vetëm se bëhej fjalë për një takim pune dhe u largua.
Në Vlorë, në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur. 12 ngjarje të tjera janë shënuar 4 mujorin e parë të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

