“Kriminelët hëngshin kokat e tyre”, Xhunga: S’jam dakord me Ramën
Gazetarja Rudina Xhunga analizoi në News24, ngjarjet e fundit të aktualitetit në vend. Sa i takon sherrit mes një grupi të rinjsh dhe studentëve të Financës, në Qytet Studenti, Xhunga tha se nuk është normale që jetojmë në vitin 2019 me frikëra të tilla. Ajo u shpreh se ngjarje të tilla ndodhnin në vitet ’91, kur vajzat ngacmoheshin rrugëve por edhe përdhunoheshin.
Gazetarja komentoi dhe ngjarjen më të bujshme të këtyre ditëve, atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Andi Malokut dhe “Rrumit” të Shijakut, Pëllumb Muharremit, si dhe arrestimin e Redjan Rrajës, si një ndër autorët e ngjarjes.
“Dje u fol, por nuk u tha asgjë. Sot u tha se kush e bëri atentatin. Ajo që më shqetësoi ishte siguria në autostradë, siguria në vend. Mua më shqetëson siguria, nuk jam për atë shprehjen e kryeministrit “të hanë kokat”. Këtu ngatërrohen të gjitha fijet bashkë, mbase nuk e dinte shoferi me cilin ishte në makinë. Mua këto më duken të detaje dhunshme, që mua si person që nuk pi e merrem e drogë, më prishin mirëqenien, qetësinë, jetën. Herë pas here neve na kap frika. Problemi është se sa të lidhura janë gjërat mes të arrestuarit dhe deputetit. Redjan Rraja është një emër jo i panjohur dhe një situatë tragjike e komike. Jemi futur në një qerthull nga i cili nuk mund të dalin lehtë”, u shpreh ajo.
A patët feedback të dielën?
Pata, më shumë nga ç’besoja. Lajmi për të cilin luftojmë kush e kap i pari, ai është lajm i keq, iu vret veshin njerëzve. Nuk mund të themi ne “ata hëngshin kokat”. Kush janë ata? Ata janë pjesë e të tërës. Unë do bëj sërish lajme të mira, se së pari do më gëzojnë mua, pastaj ata që punojnë me mua. Për herë të parë pashë operatorë të qeshur. Ne nuk jemi një vend normal, se po të ishim normal do ishim vend i zhvilluar.