“Kriminelët në lista”, mesazhit të Yuri Kim i përgjigjet Manja (që doli në dosjen e “BILD”-it): Për mandatin e tretë na duhen kandidatë potencialë

Deputeti i PS, Ulsi Manja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Balls në News24 ka komentuar mesazhet e prera të ambasadores amerikane, Yuri KIm drejtuar liderëve të partive politike shqiptare për t’u paraqitur me kandidatë të pastër në zgjedhje.

Manja thotë se është më se normale që ambasadorja e SHBA të ngrerë alarmin për zbatimin e ligjit të kriminalizimit, teksa ai garanton se PS jo vetëm do e zbatojë këtë, por do bëjë dhe filtrin moral.

Sipas tij, jo vetëm PS por të gjitha partitë janë të interesuara që në këto zgjedhje të paraqiten me kandidatë potencialë, por partia e tij kërkon një mandat të tretë dhe e ka të nevojshme sepse është tashmë një raport i ri me zgjedhësit.

Nga ana tjetër për Manjen roli i një kryetari partie tek listat e kandidatëve mbaron kur e dorëzon tek Prokurori i Përgjithshëm. Më pas është ky i fundit dhe KQZ që vendosin. Por ai paralajmëron se PS nuk është bërë, dhe as do bëhet mburojë për asnjë kandidat apo kryebashkiak që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

”Besoj është normale, jemi 80 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Fokusi i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit duhet në çdo tryezë të partive. S’di çfarë ka më të rëndësishme në këtë fushatë se sa oferta për zgjedhësit, me lista e kandidatë potencialë, e të pastër.

Z.Rama, e çdo kandidat ka detyrimin të plotësojë kushtet e ligjit 138 të vitit 2015. E kemi votuar me konsensus të plotë. Kemi rënë dakord që këtë ligj mos e çojë asnjë parti në Gjykatën Kushtetuese. Jo vetëm partive kryesore. Çfarë mund të bëjnë partitë? Çdo kryetar duhet të bëjë filtrin, thelbi është vetëdeklarimi i kandidatëve. Natyrisht edhe partia politike, një nga subjektet që mund të kërkojë filtrin është edhe kryetari i partisë politike përkatëse. Por hapi i kryetarit të partisë është deri tek paraqitja. Këtu e mbaron misioni i ligjit të dekriminalizimit.

Çfarë mund të bëjë më tepër një kreytar partie, se sa të paraqesë listën, teksa çdo kandidat pltoëson formularin. Kush do të garojë në 25 prill, këtë listë më kandidatë sigurisht me vullnetin e kandidatëve ta dorëzojë tek Prokurori i Përgjithshëm. Këtu mbaron filtri. Më pas nisin institucionet. Prokurori i Përgjitshhëm, KQZ. Jo më kot ligji e ka lidhur me formularin, pasi kur vërehet në shkelje ndërpritet mandati.

PS për hir të së vërtetës që kur ka hyrë në fuqi ligji, nuk është bërë mburojë për asnjë nga kandidatët apo kryebashkiakët që kanë rezultuar pas filtrit në shkelje. Besoj çdo parti, do e bëjë filtrin jo vetëm nga pikëpamja e ligjit por edhe moral. Kërkojmë mandat të tretë. Duam një listë me kandidatë potencialë, me figura publike sepse është raport i ri me zgjedhësit. Kur them PS do e bëjë, jam i bindur se të gjitha do e bëjnë, dhe duhet të shkojnë me ofertë ndryshe përballë zgjedhësve.

E shoh si thirrje, apo kambanë për partitë për ët zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Ju thoni të bëjnë edhe filtër moral. S’kam arsye të paragjikoj sot listën e PS. Në momentin që do depozitohet lista për kandidatët, na fto dhe të themi se sa e ka bërë filtrin PS në raport me partitë e tjera. Nuk shoh asgjë të keqe që ambasadorja e SHBA, miqtë e partnerët ngrenë kambanën e alarmit. Partitë këtë radhë duhet të jenë vetë të interesuar, sepse do shkojnë para zgjedhësve dhe duhet të kërkojnë votën dhe për parti, dhe për kandidatë. Shqiptarët asnjëherë s’kanë gabuar në zgjedhje, asnjëherë.”- tha Manja.

Përgjimet e publikuara nga ‘Bild’, pjesë nga “Dosja 184” e krimit zgjedhor nga kreret me te larte te PS ku perfshihet dhe kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja.

PËRGJIMI 

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

SHKARKO APP