Krishtlindje, Gjergj Meta: Politikanët për një herë të vetme të heshtin
Dom Gjergj Meta ipeshkev i Rrëshenit ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Ai shprehet se Krishtlindjet i përkasin njerëzve të thjeshtë. “Është kremtimi i njerëzve të thjeshtë. Të zbresësh në realitetin konkret për Krishtlindje është ti japësh ngjyrimin e duhur”, tha Meta.
Më tej ai theksoi se ata që meren me politikë kanë momentet e tyre të reflektimit në mënyra të ndryshme, pavarësisht se shpeshherë i duhet të luajnë një rol për të cilën kanë përgjegjësi apo thjesht sepse i kërkohet.
“Është e rëndësishme të ketë një reflektim për të dëgjuar realitetin të cilit i shërbejnë. Shpeshherë kjo mungon. Zhurma më e madhe për të cilën po vuajmë është ajo e konfliktualitetit. Është mirë që politikanët për një herë të vetme të heshtin”, u shpreh ai.