Krishtlindjet, Bashkia e Tiranës koncert festiv në sheshin “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës do t’i presë Krishtlindjet me një koncert festiv që do të organizohet në “Skënderbej”. Festimet do të nisin më 24 dhjetor ora 19:00 me koncertin ‘Krishtlindjet në Tiranë”. Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, që do të sjellin  koncertin live të natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?