Krismat në Dhërmi/ Ky është 23-vjeçari i arrestuar. Vrasja e bujshme ku ka marrë pjesë

Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë është i arrestuari i policisë së Vlorës për ngjarjen e rëndë që tronditi pushuesit në Dhërmi një natë më parë, ku në një disko të njohur të zonës, ka qëlluar 4 herë me armë zjarri, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. E gjithë ngjarja sipas bluve ndodhi pas një sherri mes Emiljanos dhe një tjetër personi për konflikte të hershme mes tyre.

Emiljano Nina, i cili njihet edhe si Emiljano Tasho, është me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është një nga personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”.

Tasho u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit Muraga. Gjatë një seance gjyqësore në vitin 2015, avokati i Emiljano Tashos, Alfred Duka pranoi faktin se klienti i tij ka pasur armë gjatë përplasjes në restorantin në Dajt, ndërkohë që shton se arma është shkrepur pa dashje e për pasojë është vrarë Enton Nikaj. (lexo ketu)

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu rezulton se Emiljano Tasho, është autor i vjedhjeve me armë më datë 30.09.2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12.03.2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë”, tha policia për ngjarjen e ndodhur dje në Dhërmi.

200965_1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?