Kristi Pinderi: Berisha na ndihmoi shumë për komunitetin LGBT, PD na votoi në parlament

Në emisionin “Të Paekspozuarit”te Ylli Rakipit, Kristi Pinderi përfaqësues i LGBT tha se i vetmi që na ka ndihmuar si komunitet mbetet Sali Berisha, kur ishte në pushtet. Ai na lejoi se familjet Gay janë të ligjshme. Asokohe Edi Rama ishte në protestë kundër qeverisë dhe nuk na ndihmoi fare.

Ndërkohë analisti i njohur Fahri Balliu theksoi se familja është baza e shoqerisë. Dhe se “prindi 1 e prindi 2 u krijua nga Xhorxh Soros”, shtoi Balliu.

Drejtuesi i emisionit Ylli Rakipit tha se pse sot Berisha në vitin 2025 ka ndryshuar dhe deklaron se nuk i lejon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivisti Kristi Pinderi, ka debatuar me publicistin Fahri Balliu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me retorikën e Sali Berishës kundër të ashtuquajturit “Prindi 1 dhe Prindi 2”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pinderi tha se ky koncept nuk është propozuar kurrë nga komuniteti LGBT dhe ka qenë një manipulim i qëllimshëm për të përhapur panik dhe urrejtje kundër këtij komuniteti, ndërsa Balliu foli për Soros dhe ndikimin e tij në SHBA dhe Shqipëri.

Debati:

Fahriu Balliu: Kemi një keqkuptim, e drejta që çdo njeri të sillet me vetveten si të dojë ishte hap përparimtar. Këta që shpallen janë më të mirë se ata që nuk shpallen dhe punojnë për fonde. Fonde kolosale kanë kaluar në dorë të fenomene të LGBT dhe janë bërë abuzime të mëdha, që tani do të bëhen audite, sepse i kap ligji amerikan.  Ne po flasim për shkallëzimin kriminal, që kaloi nga këto, te filozofia woke, kaloi te transgender, prindi 1 dhe prindi 2. Këtu është shkallëzimi deri në…

Ylli Rakipi: Zoti Pinderi, Fahriu citoi Prindi 1 dhe Prindi 2. Çfarë është kjo, kush e ka propozuar në Shqipëri?

Kristi Pinderi: Më shumë flet zoti Berisha dhe disa pastorë pranë tij sesa komuniteti LGBT. Ky është nga rastet tipike të një fake news, që është hedhur si shashkë për t’ju dhënë pushtet dhe autoritet publik disa njerëzve për një çështje që nuk është kërkuar nga komuniteti LGBT. Në ka një njeri që është kritik dhe ka qenë një dekadë të tërë kritik me zotin Veliaj ai jam unë dhe nëse ka një njeri të lidhur ngushtësisht me kauzën LGBT jam unë. Unë besoj se ai fake news, i ka shërbyer…

Fahri Balliu: Në Shqipëri i gjithë ekipi i Rilindjes është produkt i Soros. Ne po ngrejmë problemin botëror.

Kristi Pinderi: Komuniteti transgjinor ka qenë pjesë e rëndësishme dhe ndoshta më e rëndësishme, në Shiqpëri dhe në të gjithë vendet e botës, në perëndim, komuniteti që ka qenë motori kryesor, pjesë më e diskriminuar. Nuk e bëri Sorosi progresin në lidhjen me LGBT.

Fahri Balliu: Në Amerika ka fituar një President dhe filozofi që ndalon dhe largon këto preferenca të këtyre me lëvizjen woke. Duhet të dish që fondet e zbuluara në vjedhje, nën maskën e Soros që merrte nga USAID, i ke 1.5 mln dollarë për DEI. 47 mijë dollarë për transgender për opera në Kolumbi.

Ylli Rakipi: Berisha e citon vazhdimisht Prindi 1 dhe Prindi 2. Kush e ka kërkuar përdorimin e këtyre termave?

Kristi Pinderi: Nuk e përdor komuniteti LGBT, është grep që e kanë hedhur për konsum publik për të panikosur njerëzit që nuk kanë informacion. Nuk ka asnjë lidhje me komunitetin LGBT.

Fahri Balliu: Janë programet në Amerikë në shkollë. Ai është përpjekur ta fusë. Ka ndodhur në bashkinë e Tiranës dhe e ka bërë Erion Veliaj. Rama përgatiti ligjin për fermat surrogato.

Kristi Pinderi: Një informacion që nuk është thënë ndonjëherë. Berisha në vitin 2009 nuk ka takuar Soros, por Boris Ditrik, që ka qenë king-maker me partinë e vet dhe ka propozuar disa ligje progresive. Në takim, të dy sëbashku Berisha e pyet se cilat ishin kontributet kryesore të tij në politikën hollandeze dhe ai thotë kam legalizuar prostitucionin, për të mbrojtur gratë nga trafikuesit, kam legalizuar përdorimin e drogës sepse lufta kundër drogës kishte dështuar dhe kam qenë i pari që ka propozuar ligjin për martesat gay duke bërë Hollandën vendin e parë. Berisha tha kjo e treta më duket interesante, këtë duam të bëjmë edhe ne. Ai pas këtij takimi ka propozuar që do e bëjmë edhe ne këtë punën e martesave. E ka bërë për konsum politik, për të tallur pak Ramën, por pavarësisht arsyes pse e ka bërë… Pa këtë deklaratë të zotit Berisha nuk do të dilja edhe unë kështu. Unë preferoj të mbaj mend zotin Berisha të 2009-2010 dhe 2013. Ky Berisha aktual mund ti sjellë disa vota, por duket i importuar në një realitet që nuk ka lidhje me realitetin shqiptar.

Fahri Balliu: The që Prindi 1 dhe Prindi 2 nuk ka lidhje me LGBT. A the kështu? Berisha ka folur për Prindi 1 dhe Prindi 2. Pse i përzien ti çështjet? Pse do ta mbash emrin e Berishës te kjo që nuk ka lidhje me ty?

Kristi Pinderi: Berisha do të jetë asterisk për librat e historisë për LGBT. Kontributet e Berishës janë të paçmuara.

***

Kristi Pinderi:  Kam akoma respekt për Berishën. Im atë është aktivist i PD. Edhe babai i Xhenit ka qenë me PD, të thuash që urrejmë Berishën nuk është e vërtetë. E dyta, kur përmendni gjëra si Prindi 1 dhe 2 që nuk ekzistojnë, bëni dëm shumë të madh ndaj atyre njerëzve që janë aty dhe nuk mund të mbrohen, sa herë e përmendi për batutë apo për kapital politik.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?