Kritikat e Arta Dades, Felaj: PS një parti e hapur
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj e ftuar në “Tempora” në Ora News, u pyet edhe për kritikat e ish-deputetes socialiste, Arta Dade.
“Komente të ndryshme që njerëz të ndryshëm nga Partia Socialiste tregojnë se sa demokratike është Partia Socialiste. Njerëzit shprehin opinione edhe me ato që shkojnë kundër vijës zyrtare të Partisë Socialiste.. Zt. Majko është brenda Partisë Socialiste dhe tregon qartësisht që toleranca në radhët tona është një standard komunikimi. Ne nuk pretendojmë se jemi të përsosur”, tha ajo.
Deputetja socialiste, u shpreh se protestat e opozitës nuk janë të rastësishme.
“E gjitha kjo që po ndodh natyrisht i ka bërë dëm Shqipërisë, sepse kemi bërë hapa të rëndësishëm. Shqipëria pret të hapen negociatat në qershor dhe sigurisht kjo nuk është e rastësishme që dy-tre muaj para negociatave, vendi të përfshihet në të ashtuquajtura popullore, që në fakt nuk janë të tilla, sepse nëse do të ishte miting popullor nuk do të kishte orare. Këto protesta po bëhen me zyrtar të bashkive. Takimet e kryeministrit janë bërë jo në oraret e punës”, tha Felaj.
Ermonela Felaj e ftuar në “Tempora” në Ora News, tha se 17 deputetët e LSI-së, do të zëvendësohen në Parlament.
“Unë nuk mendoj se kjo është një opozitë e re, pasi janë në listat që partitë kishin krijuar më parë. Fakti që ata po vijnë në Parlament tregon krizën që kanë partitë e opozitës. Besoj se LSI po shkon drejt tjetërsimit të plotë. Besoj ato 17 mandate që kishte në Kuvendin e Shqipërisë do të plotësohen plotësisht. Të paktën trendi kështu duket. Edhe Partia Demokratike. E ka përcaktuar opozita zyrtare këtë listë. Nuk ka se si të akuzohemi ne për personat në listat e partive”, u shpreh deputetja socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

