Kritikat e Nokës për OSBE-në: Paradhomë e Ramës dhe zyrë shtypi e Rilindjes
Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e 16 marsit, në një kohë që paralajmëron se nuk do të ndalen deri në largimin e ”narko-shtetit” të drejtuar nga Edi Rama. Në studion e ”Fax News”, Noka nuk la pa kritikuar edhe ndërkombëtarët, që herë pas herë kanë pasur qëndrime kontradiktore.
”Një gjë është e qartë si drita e diellit, ne blloku opozitar jemi maxhoranca në këtë vend. Edi Rama mund ta fsheh kokën në ndonjë ambasadë por kjo nuk do shpëtoj gjithmonë. Të gjithë e dimë se OSBE është paradhomë e Edi Ramës, zyrë shtypi e Rilindjes. Qeveria me gjithë paratë e drogës dhe bandat prapë janë minorancë , opozita është maxhorancë në koalicion me LSI dhe mbështetjen e partive të tjera. Sot shohim një parlament monist me arnime, sot vendi është në diktaturë të krimit dhe korrupsionit. Sot në Shqipëri vullneti politik i shqiptarëve është inekzistent. Le të deklarojë kush të dojë, qeveria është ilegjitime. Dhe nisur nga kjo protesta e radhës do të jetë më e fuqishme se ajo e 16 marsit. Protestë që shumë shpejt do të përshkallëzohet”, nënvizon Noka.
Në fund, Noka nuk preferoi të përmendte emrin e Alban Zenelit, deputetit që e zëvendësoi në parlament, duke shtuar se ”nuk mund të ulem në një tavolinë me përfaqsues të mafies, krimit apo trafikantëve”.
KOHA JONË SONDAZH

