Kritikat nga Përnaska për situatën në PD: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska ka kritika për organizimin dhe drejtimin e PD-së, duke vënë në pikëpyetje modelin politik që sipas saj nuk ka arritur të zgjerojë mbështetjen elektorale të partisë.
”Dëgjuam rigjenerim, ripërtëritje, riaktivizim, kemi dëgjuar rilindje, rithemelim, gjithmonë është “ri”, “ri”, “ri”. Unë e shoh të pavend këtë mënyrë të të bërit politik. PD zgjeroi shumë strukturuar por nuk zgjeroi elektoratin, u tkurr në elektorat, ky është një lloj ngërçi që lidershipi duhet ta shikojë me shumë kujdes”, tha ajo në ”A2cnn”.
Përnaska shprehu kundërshtimet ndaj Nokës dhe Vokshit, duke deklaruar se nuk është ndjerë asnjëherë e përfaqësuar prej tyre. ”Sa i përket emrave sigurisht që kam edhe unë ato objeksionet e mia, s’më ka përfaqësuar kurrë z.Noka, në asnjë detaj të modelit të tij si politikan dhe si drejtues, përkundrazi, edhe në kohën kur kam bashkëpunuar kam pasur debate të forta me të, sikurse nuk me ka përfaqësuar kurrë znj.Vokshi”, u shpreh ish-deputetja.
Duke iu referuar drejtimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, Përnaska tha se problemi nuk lidhet me emrat, por me modelin e funksionimit, për të cilin pretendon se nuk është legjitimuar përmes votës.
KOHA JONË SONDAZH

