Kritikat për punën si ministre, Kumbaro: Jemi duartrokitur sesa kontestuar
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, foli mbi problematikat dhe kritikat që ka hasur si ministre Kulture këtë vit. E pyetur se pse ka pasur vazhdimisht kontestime kultura, Kumbaro u shpreh se nuk e konsideron si një problem, pasi sipas saj kjo tregon se flitet për kulturën.
”Unë vij drejt e nga zyra. Kam pasur një ditë të ngarkur. Nëse ju e përmendni si problem, unë e konsideroj si kompliment. Ne të dy e dimë se deri para 5 vitesh nuk flitej fare për kulturën. Më para nuk ka qenë ndonjëherë prioritet kultura. Nëse kultura është prioritet tashmë e tregon fakti se kemi një ministri vetëm për Kulturën. 0.4% e buxhetit nuk është shumë, por e gjeta buxhetin me 0.2 %. Ne kemi trefishuar vlerën e investimeve në kulturë, jo vetëm nga buxheti por dhe me fonde te tjera. Nuk është e thënë se çdo gjë bëhet me buxhetin e shtetit. Duhet që gjithkush të kontribuojë. Mua nuk më rezulton. Më rezulton se jemi më shumë të duartrokitur, sesa kontestuar! Ka një mënyrë që mos të të shaj njeri dhe ajo është të mos bësh asgjë. Dhe unë nuk zgjodha këtë. Kërkesat janë më të mëdha sesa mundësitë për tu realizuar dhe këtu këtë gjë unë e mendoj si pozitive. Në 30 vite na takon të përballemi me faktin që çdo gjë ka për detyrë për tu rregulluar”,-u shpreh Kumbaro.
KOHA JONË SONDAZH

