Kritiku italian Vittorio Sgarbi: Nuk duhej shembur Teatri Kombëtar, të mbahej si muze

Kritiku italian Vittorio Sgarbi, mik i kryeministrit Rama dhe që e ka mbrojtur atë edhe për rrënimin e stadiumit Qemal Stafa ka deklaruar se ka qenë kundër shembjes së Teatrit. “Unë kam qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Unë i kam thënë mikut tim, Edi Rama që të mos e shembë. Ai nuk më dëgjoi de bëri atë që deshi. Unë thashë që të mbahej si muze dhe të restaurohej ”– tha Sgarbi në Open në Top Channel.

“Ai teatër ishte i thjeshtë me arkitekturë fashiste. Unë nuk dua të futem në debatet politike, por mendoj se mund të mbahej si muze. Kur pyeta për herë të fundit më thanë se ishte shembur. Me thanë se ishte shembur sepse nuk ishte funksional si teatër. Mund të mbahej si muze”- tha Sgarbi i cili njihet edhe në vendin e tij si një fanatik i mbrojtjes së trashigimisë.

SHKARKO APP