Kriza bashkëshortore Meta-Kryemadhi kthehet në përçarje politike dhe fyerje publike

Pas muajsh tensionesh të heshtura, përplasja mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka shpërthyer me tone të ashpra, duke ekspozuar publikisht një krizë të dyfishtë – personale dhe politike – në krye të Partisë së Lirisë. Dy figurat më të njohura të kësaj force politike, dikur bashkëshortë dhe aleatë opozitarë, tashmë flasin për njëri-tjetrin me gjuhë përçmuese dhe akuza të drejtpërdrejta.

Monika Kryemadhi u paraqit në ambientet e SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ajo ndaloi për të folur për mediat, ku për herë të parë u distancua hapur nga Ilir Meta.

“Meta informohet vetëm për gjërat që i interesojnë grupit të tij të afërt. Nuk më intereson më fare çfarë mendon apo bën. Jam shumë e qetë në ndërgjegjen time për gjithçka kam bërë”, deklaroi Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është jo vetëm e ndërprerë, por edhe e pakthyeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga qelia, ku ndodhet prej muajit tetor, Meta nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë. Në një postim të fortë në rrjetet sociale, ai e quajti Kryemadhin “Zeqine e SPAK-ut” dhe e akuzoi se po përdoret nga grupe të caktuara për të justifikuar hetimet ndaj tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për hir të fëmijëve zgjodha të hesht. Por ajo po përdoret për interesa të errëta. Akuzat për kartat bankare janë manipulim politik”, shkruan Meta.

Përplasja mes dy figurave kryesore të PL-së ka ndezur debatin në opinionin publik dhe politik, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e Partisë së Lirisë dhe rolin e saj në skenën opozitare. Tashmë, ndarja mes tyre duket jo vetëm emocionale, por edhe strategjike.

Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐙𝐞𝐪𝐢𝐧𝐞𝐧𝐞̈” 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭.

Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi, faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?