Kriza e Europës për punonjës, nxit emigracionin në Ballkan

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një raport mbi ndikimin e plakjes së popullsisë te tregu i punës, thotë se shtetet europiane po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kjo mund të nxisë edhe më tej emigrimin në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri.

“Unë mendoj se sot më shumë se kurrë po përballemi me një realitet ku nuk është më punëdhënësi që përcakton rregullat e lojës. Është punëmarrësi, për shkak se e kanë tepër të lehtë për t’u larguar në Perëndim”, shprehet eksperti tjetër Fatjon Dragoshi.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe sipërmarrjeve për ta bërë më tërheqëse punën, pasi në të kundërt efektet e largimeve do të jenë të rënda. Sipërmarrja në vend prej kohës ka ngritur alarmin për fuqi punëtore. Në kushtet e thellimit të emigracionit, bizneset mund të përballen deri në pamundësi për të ushtruar aktivitetin.

SHKARKO APP