Kriza e refugjatëve, Bushati në BE: Shqipëria, plan emergjence

 

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në ministerialin e BE-së mbi krizën e refugjatëve, ka deklaruar se Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence duke vlerësuar kapacitetet ekzistuese, si dhe nevojat në rast se vendi ynë preket nga kriza e refugjatëve.

“Kjo është një krizë që ka në vetvete kriza të ndërlidhura, një krizë humanitare në det dhe në tokë që mbart me vete dhe rreziqe për çështje të sigurisë, si dhe një krize financiare me të cilën duhet të përballen vendet e prekura nga vala e refugjatëve.

Kjo ndërthurje krizash sfidon aftësitë reaguese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vende tranziti, por pavarësisht dyndjeve në kufijtë e tyre, vendet e rajonit kanë dëshmuar gjatë kësaj krize se i kanë qëndruar me besnikëri vlerave evropiane.

Në kuadër të përpjekjeve kolektive për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve, Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence duke vlerësuar kapacitetet ekzistuese si dhe nevojat në rast se prekemi nga ky fenomen”, është shprehur Bushati.

SHKARKO APP