Kriza energjetike, ministrja Balluku debat me demokratët
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, u miratua projektligji që i hap rrugën marrjes së eurobondit 500-700 milionë euro në fillim të muajit nëntor. Në Komision administratori i OSHEE, Adrian Çela dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuan situatën që ndodhen kaskadën e Drinit, ku është në nivele kritike.
Deputeti i PD-së. Helidon Bushati vuri në dyshim nivelin e ujit në kaskadë të deklaruar nga Balluku, duke deklaruar se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë.
Pas fjalës së Bushatit reagoi edhe Balluku, e cila ironizoi deputetin ndërsa tha se nuk mund të marrësh rojën në telefon këtë gjë dhe se të dhënat ajo i ka para vetes dhe po i raporton në Komision.