Kriza energjetike, Shkodra: Është rritur kostoja e transportit, një kontejner nga Kina do 18 mijë dollarë
Kriza energjitike ka shqetësuar qytetarët, pasi janë ata që do e vuajnë më shumë këtë krizë. Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, shprehet se qeveria Rama është paralajmëruar që prej muajit mars për këtë situatë.
”Ne kishim ngritur shqetësimin se transporti ndërkombëtar kishte filluar prej kohësh të ngrihej si vlerë, nga 1500-2000 për kontejner që vinte nga Kina, ditët e fundit çmimi ka shkuar 16000 apo edhe 18000 dollarë. Nëse ne do të duhet të blejmë mallra më të shtrenjta, normalisht do të shiten më shtrenjtë. Jo të gjithë prodhuesit kanë reflektuar menjëherë çmimet, pasi kanë pasur edhe rezerva”.
Nga ana tjetër, ai nënvizon se nuk ka mbështetje nga qeveria apo thirrje për diskutim me prodhuesit për rritjen e çmimeve. ”Shohim se nuk kemi një mbështetje, nuk ka një tryezë dialogu, për të thënë, zotëri ka një fenomen që nuk është stinor. Për këtë arsye, Ministria e Financave duhet të ulet me prodhuesit për të parë se çfarë po ndodh. Ne nuk kemi”.