Kriza energjitike, fillon ”kursimi”. Eksperti sqaron vendimin e qeverisë për të kursyer energji me të hënën pushim

E hëna e 21 marsit, do të jetë pushim për të gjithë administratën publike, së bashku me të martën që është festa e Novruzit. Vetë kryeministri Edi Rama tha se kjo do të bëhet për kursim të energjisë, pasi për 4 ditë radhazi institucionet publike nuk do të shpenzojnë energji elektrike.

Gazetari Bardhi Sejdarasi thotë se ky arsyetim është logjik, pasi sado pak do të kursehet energji elektrike gjatë këtyre ditëve. “I gjithë sistemi publik do të jetë me konsum minimal”.

Rama tha se dita e hënë mendohet të jetë edhe ditë pa lëvizje të makinave, për të kursyer karburant, por ende nuk është marrë vendim për këtë. Sejdarasi nënvizon që ky mund të jetë plan afatgjatë; një ditë në javë të jetë pa makina.

SHKARKO APP