Kriza energjitike, Rama tregon se cila është përgjegjësia nr.1 e qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama tha se kriza e jashtëzakonshme energjitike që përballet i gjithë globi, do të vendoset në fund të 6-të mujorit parë të vitit 2022. Kreu i qeverisë theksoi se prioriteti i qeverisë së tij është që të mbrojë nga goditja e kësaj fatkeqësie të re shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë si dhe biznesin e vogël.

“Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm vendosmëri, durim e besim, se më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do të vazhdojë të synojë majën që i kemi vënë vetes qëllim, në rrugëtimin sfidues të kësaj dekade të re ku sapo kemi hyrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?